Friday, 25 June 2010

I vdekuri zgjidhet kryetar komune

Posted by bl1nnnzz | Friday, 25 June 2010 | Category: |

SHBA:I vdekuri zgjidhet kryetar komune
Në qytezën Vinfild të shtetit federal amerikan të Misurit, në zgjedhjet e fundit lokale fitoi kandidati i cili kishte një muaj që kishte vdekur. Fletëvotimet ishin shtypur, ndërsa kampanja parazgjedhor kishte filluar kur gjashtëdhjetenëntëvjeçari Hari Stounbrejker, vdiq si pasoje e një infarkti.
Në këto zgjedhje ai mundi të marrë 209 vota ose 90% të votave të qytetarëve dhe fitoi. Për bashkëpunëtorët e tij kjo përkrahje e lartë për të nuk ishte befasi pasi Stounbrejker kishte kryer funksionin e kryetarit të Komunës edhe në mandatin paraprak katërvjeçar, duke qenë shumë i respektuar dhe i dashur nga qytetarët. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2000 gjatë zgjedhjeve për Senatin amerikan. Demokrati Mel Karnahan kishte humbur jetën në një aksident ajror vetëm disa javë para zgjedhjeve,por mundi ta fitoj ë kundër kandidatin e tij kryesor.
Atëherë zgjidhja u gjet me emërimin e gruas së Karnahan në vendin e fituar nga ai në Senat. mbetet të presim dhe të shohim se si do të zgjidhet rasti me kryetarin e komunës që nuk jeton më

Currently have 0 komente:


Leave a Reply